“Gjuhë e çuditshme” thotë Rama për maqedonishten dhe thotë “izvinete”! Ankohet se pse askush nuk flet shqip

(Lajm i përditësuar)


“Gjuhë e çuditshme” thotë Rama për maqedonishten dhe thotë “izvinete”! Ankohet se pse askush nuk flet shqip

Kryeministri Edi Rama sërish ka pasur problem me përkthimin gjatë vizitës në Shkup.

Këtë herë jo për cilësinë e përkthimit siç rastisi në vizitat paraprake, por për mosposedimin e kufjeve.

Derisa një gazetare e një media në gjuhën maqedonase u përpoq të parashtronte pyetje në gjuhën maqedonase, Rama u step sepse nuk kishte kufjet afër. Pas kësaj pyeti kryeministrin Dimitar Kovaçevski se si ishte në maqedonisht “I’m sorry”(Kërkoj falje) dhe kur ai i tregoi, Rama tha “Izvinete” megjithatë shtoi se “të gjithë flasin gjuhën që e kuptojnë, por askush nuk flet gjuhën tonë (shqipe) në rajon dhe duhet të dëgjohet kjo gjuhë e çuditshme”, shkruan TV21.


Kovaçevski bën thirrje për de-eskalim të situatës në Kosovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton TV21.

Pas takimit, vijoi paraqitja e përbashkët para mediave.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski fokusin e vendosi në iniciativën rajonale “Ballkani i hapur”, duke numëruar dobitë që dolën nga kjo iniciativë.

Në këtë kontekst, bëri thirrje për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si fqinj i ndërmjem mes Kosovës dhe Serbisë, bëjmë thirrje për de-eskalim të situatës dhe zbatim të detyrimeve ndërkombëtare të ndërmarra, gjegjësisht në zbatimin e marrëveshjes të cilën Kosova dhe Serbia e arritën më 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen e arritur në Ohër për rrugën e normalizimit të raporteve. E di se ky është proces që përfshin vendime që duhet t’i ndërmarrin shtetet, por funksionarët duhet të sillen si shtetëror dhe të guximshëm dhe të jenë të vendosur në zgjidhjen e problemeve të hapura… Për shkak të kësaj qasje, unë këtu krenohem se mund të flasim për ardhmërinë tonë evropiane”, tha Kovaçevski.


Edi Rama arriti në Shkup, pritet në aeroport nga Grubi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, transmeton TV21.

Ai është pritur nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pas çfarë do të vijojnë takimet zyrtare me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Pas Shkupit, Rama do të vazhdojë në Prishtinë, për t’u takuar me kreun shtetëror të Kosovës./TV21

 

Back to top button