Të hënën përkujtohen viktimat e Srebrenicës

Me rastin e 28 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë në organizim të zëvendëskryeministres së Kosovës, Emilija Rexhepi dhe profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu të hënë në orën 20:00 organizohet një tubim përkujtimor në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Në një postim në facebook profesori Spahiu tha se solidariteti me viktimat është virtyt i madh njerëzor. “Pjesëmarrja e juaj masive do ta dëshmojë këtë virtyt tonin para ndërkombëtarëve në këto kohë të vështira për Kosovën” ka shkruar ndër të tjera Spahiu./21Media

Back to top button