Kozmonautët rusë ”kundër” Putinit, veshin ngjyrat e Ukrainës
Kozmonautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyra ukrainase.
Me veshjen e tyre ata po e kundërshtojnë pushtimin rus në Ukrainë.
Tre burrat ishin të ardhurit e parë të rinj që kur Rusia sulmoi fqinjin e saj lindor muajin e kaluar.
Ata u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur ekuipazhin e tyre amerikan, rus dhe gjerman.
Treshja kishte veshur kostume hapësinore të verdha të ndezura me thekse blu, në vend të uniformës së tyre standarde blu./21Media