Marrëveshja bërthamore e Iranit mund të lehtësojë çmimet e naftës

Rigjallërimi i një marrëveshjeje të rëndësishme bërthamore me Iranin mund të ndihmojë në trajtimin e rritjes së fundit të çmimeve të naftës, të nxitur nga sanksionet kundër Rusisë.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney i cili theksoi se një marrëveshje e re, e cila ai shpresonte se mund të arrihej që në fillim të kësaj fundjave, do të ofronte një mundësi për Iranin që të rihynte në tregun e furnizimit.

Sanksionet u vendosën ndaj Teheranit pasi u tha se kishte shkelur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) i arritur midis Iranit dhe gjashtë vendeve të tjera.

Një marrëveshje e re do të lehtësonte këto sanksione në këmbim të heqjes dorë nga Irani nga ambiciet për të ndërtuar një armë bërthamore.

Mbretëria e Bashkuar dhe BE po kërkojnë të shkëputen nga varësia e tyre nga nafta ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin./21Media

Back to top button