KQZ: Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve 11 maj-4 qershor

Nga data 11 maj ka filluar të rrjedhë afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 11 maj ka filluar të rrjedhë afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor. Ky afat, sipas vendimit të KQZ-së, përfundon me datë 4 qershor.

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara, të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat mund të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Back to top button