KQZ bën të ditur kush fiton dhe humbë mandatin e deputetit

Rinumërimi i 117 kutive ndryshon rezultatin tek tre deputetë

Pas rinumrimit të 117 kutive të votimeve, ndryshon renditja e votave për disa deputetë. Qendra e numrimit dhe rezultateve njoftoi se Naser Osmani merr mandatin e deputetit, ndërsa Imet Rrahmani e humb atë.

Pastaj, Fikrim Damka fiton madatin, ndërsa humb mandatin, Mahir Yagcilar. Pas rinumërimit po ashtu bie nga mandati i deputetit Branimir Stojonaviç ndërsa atë e fiton, Sllavko Simiç.

Në mbledhjen e KQZ po diskutohet edhe për ankesat e disa deputetëve dhe rritjes së votave të tyre, pas rinumrimit. “Duke iu referuar ankesave të kamdidatëve, Muharrem Nitaj në një vendvotim pati 0 vota ndersa tani ka 55 vota… Selvije Halomi 0 vota, tash ka 42 vota, etj…”, tha Burim Ahmeti nga QNR.

Adnan Rrustemi nga VV tha se më shumë po merr kohë çertifikimi i rezultateve se sa përgatitja e tyre./21Media

Back to top button