KQZ-ja ka një njoftim për qytetarët që jetojnë jashtë vendit

 

Qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga 13 janari deri më 21 janar. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Zgjedor i Zgjedhjeve.

KQZ-ja jep informacionet e detajuara në një link të publikuar në faqen zyrtare të Facebook.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt./21Media

Back to top button