KQZ-ja pranoi mbi 38 mijë pako me fletëvotime

 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 12 shkurt kanë pranuar 38,339 pako me fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë.

“Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, ka thënë Elezi.

Votimi përmes postës për zgjedhjet në Kosovë ka nisur më 2 shkurt.

Back to top button