KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore

Ky komision do të shqyrtojë disa pika për mbarëvajtjen e fushatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot nga ora 09:30 do të mbajë një mbledhje, ku edhe do të vendoset për procesin zgjedhor.

Përmes një komunikate për media, KQZ ka njoftuar edhe për pikat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nga ky komision.

Ndër to është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike, aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim si dhe shqyrtimi i rekomandimit për iniciativën politike “Partija Kosovskih Srba – PKS”./21Media

Back to top button