KQZ nuk certifikoi rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) nuk ka certifikuar rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviq.

Ndërsa, lista me kandidatët për asamble të Zveçanit ka marrë votat e mjaftueshme dhe është certifikuar.

Në mbledhjen e KQZ-së, kryetari Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) nuk është parashtruar asnjë ankesë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne kemi kërkuar nga PZAP nëse ka pasur ndonjë ankesë brenda 24 orëve të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Nga PZAP na kanë njoftuar se nuk ka parashtruar askush ankesë. Janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 23 prillit, në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq ka dalë fituese Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan e Zubin Potok, Partia Demokratike e Kosovës.

Back to top button