KQZ-së është gati

Listat e votuesëve nuk janë pastruar

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi ka deklaruar se është sfiduese që zgjedhjet të mbahen në një kohë aq të shkurtër, por sipas tij KQZ-ja i kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Halimi për televizionin publik, ka folur për përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen po ashtu këtë vit.

“Megjithë vështirësitë që na paraqet koha e shkurtër për ne, unë besoj që do të ia dalim. Ne kemi bërë planin operacional”, ka thënë ai. Halimi ka bërë me dije se fushata do të fillojë me 1 dhe vazhdon deri më 10 qershor.

Gjithashtu ai tha se lista e votuesve nuk është krejtësisht e pastruar. “Asnjë shtet nuk e ka listën zgjedhore të pastruar. Përveç kësaj ne kemi edhe një diasporë që kanë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë ai. Sipas tij mundësia për manipulime nuk duhet të shikohet nga ajo se lista zgjedhore do të jep mundësi për manipulime.

Ai ka folur edhe për koalicionet që sot është koha për të njoftuar KQZ-në. “Sot koalicionet parazgjedhore duhet të njoftojnë KQZ-së, për koalicionet”, ka bërë me dije ai. Halimi ka thënë se nuk kanë informata për Alternativën, se ku është procedura për të. “Qasja jonë është inkurajuese që të kemi sa më shumë garues e votues”, ka thënë ai.

Back to top button