KQZ shpall rezultatin përfundimtar, Vetëvendosje fituese

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Mbledhjen e 24-të me radhë, që në rend dite kishte vetëm këtë pikë, kryetarja Valdete Daka e hapi duke falënderuar qytetarët që votuan më 14 shkurt, shkruan rtv21.tv

Numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1 milionë e 851 mijë e 927 votues, ndërsa numri i votuesve është 814 mijë e 122 votues.
Me kusht votuan 89 mijë e 257 votues, ndërkaq pjesëmarrja në vendvotime ishte 48,78%.

Rezultatet përfundimtare:

Lëvizja Vetëvendosje 438, 334 vota apo 49.95%

PDK 148 296 , 16.9 %

LDK 110 mijë e 978, 12.64 %

AAK 62 mijë e 111 mijë vota 7.078 %

Lista Serbe 44 mijë e 404 vota – 5.06%./21Media

Back to top button