Vetëvendosja merr 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Fituese e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje, e cila me 438, 334 vota apo 49.95%, fitoi 58 ulëse në sallën më të famshme të vendit.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë subjekti i dytë me 16.9% apo 148 mijë e 296 vota, pason LDK-ja me 12.64% apo 119 mijë e 978 vota dhe AAK-ja me 7.07 për qind apo 62 mijë e 111 vota.

PDK ka fituar 19 ulëse në Kuvend, kurse LDK-ja 15 sosh, Lista Serbe 10 dhe AAK-së 8 ulëse.

Partitë tjera shqiptare, përfshirë edhe Nismën nuk kanë kaluar pragun./21Media

 

 

Back to top button