Krahas çmimit të lartë që ka, ja për çka përdoret helmi i bletës

Eksperti i bletarisë, Nehru Salihu sot me rastin e Ditës Botërore të Bletës ka qenë i ftuar në ”Bon Bon”.
Salihu ka treguar se në dhjetor të vitit 2017 është marrë vendim që të shënohet Dita Botërore e Bletës, teksa ka treguar edhe një histori për të.

Salihu ka theksuar se në vendin tonë grumbulli i helmit të bletës është në fazat fillestare, mirëpo krahas çmimit të lartë që ka ai përdoret për luftimin e sëmundjeve reumatike si dhe shërimin e plagëve.

Mirëpo, duke pasur parasysh se bleta ka veti të shumta shëruese, mjaftë kërkues në treg është edhe qumështi i bletës, i cili shërben si asgjësues i tumorëve./21Media

Back to top button