Kraki: Kosova s’ka çka jep më, Kurti duhet të tregohet konstruktiv

(Lajm i përditësuar)
Nezir Kraki, profesor universitar në Paris ka thënë se Kosova në raport me Serbinë në bisedime nuk ka çka të jep më dhe Kurti duhet të tregohet konstruktiv.
“Unë jam ithëtar i idesë se Kosova s’ka çka jep më! Por, Kosova duhet të tregohet konstruktive, Albin Kurti duhet të tregohet konstruktiv. Nëse finaliteti, arsyeja pse ai merr pjesë në bisedime është prapa targave, nuk janë targat por diçka tjeter dhe nuk janë targat, është diçka tjetër atëherë teknicitete të ndryshme mund të diskutohen…”, tha ai.
Ndërsa u shpreh se puna e targave mund të pret pasi që sipas tij “halli” i Kosovës me Serbisë është diçka tjetër e jo targat.

17:28- Kraki: Ka ardhur momenti që Serbia ta mbyllë ciklin e zisë për humbjen e Kosovës
Profesori universitar i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21, ka thënë se “ka ardhur momenti që Serbia ta mbyllë ciklin e zisë për humbjen e Kosovës”.
“Më duket që është vendim i logjikshëm, pozitiv. Në fakt, ajo që ndodhi në Bruksel nuk ishte fort e hijshme sepse Kosova nuk ka kohë më të angazhojë procese të reja e bisedime me Serbinë, sepse të gjitha këto ekskursione drejt Brukselit, të gjitha këto marrëveshje të mëhershme që janë nënshkruar.. në fakt secila fazë e këtyre bisedimeve, veçse e ka përforcuar pozicionin e Serbisë si sabotuese e shtetit të Kosovës, kështu që ka ardhur koha që këto afate të ngushtohen. Mirë që Kosova nguli këmbë në respektimin e lirshmërisë në territorin e saj. Ky afati 48 orësh është diçka pozitive, me atë që morëm vesh, dje në Bruksel nuk është që nuk ka pasur marrëveshje, ka pasur një keqkuptim ndoshta mes palëve dhe z.Borrell e z.Lajçak, ky keqkuptim duhet të sqarohet dhe të rikthehemi aty ku ishim. Ka ardhur momenti që Serbia ta mbyllë ciklin e zisë për humbjen e Kosovës”, tha Kraki./21Media

Back to top button