​Krasniqi-amerikanëve: Do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike

​Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur një delegacion Këshillit Atlantik të ShBA-ve.

“Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë. Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona”, ka njoftuar Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, do të angazhohen për hartimin e strategjive të mirëfillta politike.

“Pas vizitës që kisha në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kisha kënaqësinë që një delegacion të gjerë t’i pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë. Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona. Së bashku me miqtë tanë në ShBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Back to top button