Salah mungon në stërvitjen e Liverpoolit para ndeshjes me Arsenalin

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah nuk është parë në stërvitjen e sotme të klubit, ndërsa “Të Kuqtë” po përgatiten për përballjen me liderin e Premier Ligës, Arsenalin këtë të diele.

Salah e filloi ndeshjen ndaj Chelseat në bankën rezervë, dhe u inkuadrua në pjesën e dytë, por nuk arriti të bëj ndonjë ndryshim pasi që të dy skuadrat barazuan 0:0.

Kjo lëvizje ishte e papritur nga Jurgen Klopp, pasi që Salah vazhdimisht ka qenë pjesë kyçe e skuadrës së Liverpoolit këtë sezon.

Tani, Salah ka munguar në stërvitjen e sotme të Liverpoolit, ndërsa ky i fundit po i vazhdon përgatitjet për duelin e së dielës kundër skuadrës së Mikel Artetas në “Anfield Road”.

Back to top button