Krasniqi-Barishiq diskutojnë për rritjen e shkëmbimeve tregtare Kosovë- Kroaci

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Daniela Barishiq, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet në mes dy vendeve mike, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Krasniqi e falënderoi ambasadoren Barishiq për ndihmën e Kroacisë që ka dhënë për Kosovën dhe e informoi për prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri po ashtu e njoftoi ambasadorin për Ligjin për Investime Strategjike, që krijon një sërë lehtësirash për investitorët e huaj dhe ata vendorë, i cili eliminon shumë procedura dhe njëkohësisht shkurton kohën deri tek investimi.

Çështje që u diskutua ishte edhe rritja e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe angazhimi i vazhdueshëm i koordinimit institucional për t’i lidhur bizneset në mes vete.

Back to top button