Krasniqi: Besoj që nuk do të ketë shtyrje, por i mbetet presidentes të vendosë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale.
Në një deklarim për media, Krasniqi tha se i mbetet presidentes Vjosa Osmani të vendosë për zgjedhjet, shkruan rtv21.tv
Krasniqi tha se është habitur për prezencën e përfaqësueseve të Listës Guxo dhe Alternativës në mbledhje, duke thënë se nuk janë të certifikuara për zgjedhjet lokale.
“Ka qenë në autoritetin e presidentes, ajo ka dashur t’i ftojë, s’mund t’i komentoj raportet e tyre personale”, tha Krasniqi./21Media

Back to top button