Krasniqi: Bizneset do të mbështeten me mbi 10 milionë euro

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka reaguar sot pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka bërë të ditur se duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro.

“Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Ky ligj në tersi me amendamente mori 72 vota pro dhe asnjë kundër. Votat për ta kaluar këtë ligj janë siguruar deputetët e PDK-së, të cilët kanë propozuar katër amandamente shtesë.

Qëllimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Përmes këtij projektligj ndër tjerash parashihet edhe tërheqja e 10% të kursimeve  pensionale në  Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ligji në fjalë nga qeveria ishte proceduar që nga vera.

Back to top button