Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi deklarohet pas takimit me Presidenten Osmani

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi deklarohet pas takimit me Presidenten Osmani

Lideri i Partisë Demokratike Memli Krasniqi pas takimit me presienten Vjosa Osmani tha se asaj i rikonfrimoi edhe njëherë qëndrimin e PDK-së.

“Unë shpresoj që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes, por mbetet që takimet e tjera të na qartësojnë ka apo s’ka një ndryshim të kryeneçësisë politike të Vetëvendosjes dhe Kurtit. Për PDK-në është e qartë këto qëndrime ia shpreha edhe Presidentes se aktgjykimi e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të procesit sepse e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e rendit të ditës, por po ashtu është konfrimuar në mbledhjen e 8 prillit.”, tha Krasniqi.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetueses, nëse ka një parti politike një lider që nuk duhet me u marrë me interpetime është Albin Kurti dhe Vetëvendosje sepse sa herë që i kemi çu në Kushtetuese në i kemi fitu lëndët…kjo çështje është krejtësisht e qartë nëse thuhet se nuk mund të ndryshojë rend i ditës atëherë nuk mund të shtohet formimi i komisionit”, tha ai.


Nis takimi i Osmanit me Krasniqin

Ka nisur takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe liderit të PDK-së Memli Krasniqi për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhjeje për konstituimin e Kuvendit.

Sot më herët Osmani u takua me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit tha se do të bëjnë çmos që ta konstiutojnë Kuvendin në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button