Krasniqi: Do të bëj gjithçka që duhet që PDK të rikthehet si partia më e fuqishme
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar delegatët e Konventës së Dhjetë të partisë për besimin që i dhanë për dy vjetët e ardhshme.
Krasniqi ka thënë se do të bëjë gjithçka që duhet që PDK të rikthehet si partia më e fuqishme në vend.
“Për të arritur këtë qëllim, e konsideroj fundamental unitetin tonë të rikonfirmuar sot për rrugën para nesh, për nevojën e çlirimit dhe mobilizimit të potencialit tonë të brendshëm dhe bashkëdyzimit të tij me vlerat dhe energjitë e reja që do bashkohen me ne në këtë projekt të ri politik për PDK-në”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook./21Media