Krasniqi e uroi 28 Nëntorin nga Prizreni: Festojmë, por nuk harrojmë sakrificën e heronjve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot nga Prizreni i Lidhjes Shqiptare e ka uruar festën e 28 Nëntorit.
Krasniqi ka deklaruar se 28 Nëntori është bërë aksiomë e qëndresës dhe mosnënshtrimit, “të cilën e kemi parë në vepër me 28 nëntor të vitit 1997, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli hapur për të shtruar rrugën e çlirimit të Kosovës”.
“Sot nderojmë rilindasit, intelektualët, patriotët, çlirimtarët dhe të gjithë ata që kanë rënë në rrugën e lirisë. Sot festojmë, sepse 28 nëntori është festë e madhe e shumë dimensionale për ne.
Festojmë por nuk harrojmë sakrificën e heronjve tanë të gjallë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit me shokë, që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë, të cilët sot po mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e këtij rrugëtimi historik të popullit tonë për liri e pavarësi.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e kanë shpallur Pavarësinë e Shtetit Shqiptar./21Media

Back to top button