Krasniqi-Goodman: Kongresmeni Torres u njoftua me rrëfimet e trishta të të mbijetuarave nga dhuna seksuale

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thënë se kongresisti amerikan, Richie Torres që ka qenë në një vizitë treditore në Kosovë u njoftua me rrëfimet e trishta të të mbijetuarave nga dhuna seksuale.
“Gjatë, tri ditëve të kaluara me ftesën time në Kosovë ka qëndruar për vizitë Kongresmeni Richie Torres, bashkëkryesues i Grupit të Çështjeve Shqiptare ne Kongresin Amerikan. Qëllimi i vizitës ka qenë që Kongresmeni Torres të njihet nga afër me kërkesat për drejtësi, të njihet me të mbijetuarat nga dhuna seksuale por, edhe, viktima tjera nga lufta e fundit në Kosovë dhe për t’i dhënë mbështetje rezolutës për krimet e dhunës seksuale në Kongresin Amerikan”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Facebook.
Krasniqi-Goodman ka bëtë të ditur se bashkë me Kongresmenin Torres, atdhetarin e madh Harry Bajraktari, bashkëpunetoren Vera Mjeku, përveç vizitave të Institucioneve dhe takimeve me liderë shtetërorë dhe partiakë kanë vizituar edhe  “Organizatën për Promovimin e të Drejtave të Gruas” në Drenas, “Medika Kosova” në Gjakovë, “Koperativa Krusha” në Krushë të Madhe”.
Krasniqi-Goodman tha se Torresi u njoftua me kërkesat për drejtësi dhe me rrëfimet e trishta të të mbijetuarave si dhe me punën e tyre./21Media

Back to top button