Çitaku-Kurtit: Kryeministër si do të veprojmë nesër?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar prapë lidhur me çështjen e targave, për të cilën nuk u arrit marrëveshje ndërmjet kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Çitaku ka thënë se secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri te pavarësia, e ka vulën e luftës së Kosovës dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” shtoi se kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë vendin dhe t’i fuqizojë marrëdhëniet me aleatët e jo t’i cenojë ato.
“Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë. Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato”, ka shkruar Çitaku.
Ajo tha se nuk është vasalitet e as nënshtrim koordinimi me ShBA-në dhe BE-në, sipas saj, kjo është vlerë.
“Situata është shumë serioze. Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka shtuar ajo.
Sipas planit të Qeverisë së Kosovës, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh për shoferë që vozisin makina me targa të paligjshme, do të fillojë më 22 nëntor./21Media

Back to top button