Krasniqi: Hiqni barrikadat, çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë vigjilente dhe të reagoj sa më shpejtë për të hequr barrikadat.
Krasniqi ka shtuar se për heqjen e barrikafldave, Qeveria e ka mbështetjen e tij të plotë.
“Barrikadat mbesin, shpërthimet në pjesën veriore vazhdojnë, sulmet ndaj gazetarëve vijnë e shtohen, jeta e qytetarëve po rrezikohet, tentimi për të krijuar një realitet të ri po avancon e shqiptarët po largohen çdo ditë nga ajo pjesë e vendit tonë. Qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagoj sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat janë kthyer në punkte të Vuçiqit, si tentim për ndarjen e Kosovës. Për këtë, po e përsëris, Qeveria e ka mbështetjen time të plotë”, ka shkruar Krasniqi ndër tjera.
Sipas Krasniqit, çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
“Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button