Krasniqi i kërkon qeverisë të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi më Ditën e Lirisë së Shtypit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rrisë transparencën dhe llogaridhënien.
“Fyerjet, kërcënimet, linçimet e shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve, ashtu siç, fatkeqësisht, kemi parë e dëgjuar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje, nuk duhet të ndodhin kurrë e aq më pak nga ana e institucioneve e zyrtarëve publikë të shtetit. Media e lirë dhe e pavarur duhet të mbetet ndër mekanizmat kryesorë për jetësimin e një demokracie funksionale dhe të shëndetshme.”, ka thënë Krasniqi.
Ai paraprakisht ka thënë se shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë që mediat kanë në jetën publike.
Ndërsa në Ditën e Lirisë së Shtypit, “Reporterët pa Kufij” kanë publikuar Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror . Kosova këtë vit radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021./21Media

Back to top button