Forcat ruse sulmojnë fabrikën e çelikut në Mariupol

Fabrika e çelikut, Azovstal në Mariupol aktualisht po sulmohet nga forcat ruse.
Kështu u bë e ditur nga një ushtar ukrainas të strehuar në kompleks.
Zëvendëskomandanti i Regjimentit të Azov, Sviatoslav Palamar, tha për Associated Press se është e vërtetë se fabrika e çelikut është nën sulm.
Pothuajse dy javë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin kishte urdhëruar ushtrinë e tij që të mos sulmonte centralin, por ta bllokonte atë.
Rreth 200 civilë besohet se janë ende të bllokuar në strehëzat e bombave poshtë uzinës, e cila është xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin port jugor të Mariupol.
Evakuime të mëtejshme nga uzina janë planifikuar për sot, por është e paqartë nëse ato tani mund të vazhdojnë./21Media

Back to top button