Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: I pari që duhet të hiqet nga lista si veteran i rrejshëm është Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të jetë i pari që hiqet nga lista e veteranëve.
Ai në një konferencë për media sot është shprehur se lista e veteranëve duhet të pastrohet por që kjo duhet të fillojë nga kryeministri.
“Veteranët duhet të jenë të përfshirë në pagën minimale ashtu siç ka qenë në fillim. Të gjithë ne kemi thënë se ka probleme me listat e veteranëve dhe ato lista duhet të pastrohen dhe kushdo që s’ka qenë veteran e që është pjesë e saj duhet të hiqet ajo, por i pari që duhet të hiqet si veteran i rrejshëm është Albin Kurti, sepse është kryeministër i Kosovës e s’mundet me qenë veteran një njeri i cili asnjëherë nuk e ka veshur në asnjë minutë uniformën e UÇK-së dhe ai duhet të japë shembull persona, i pari të largohet, të thotë unë nuk jam veteran. Mund të jetë në ndonjë kategori tjetër, sepse ka qenë i angazhuar në zyrën e Adem Demaçit por jo ta quajë vetën veteran luftëtar. Ai më shumë se një vit qeveri, asnjë hap se ka ndërmarrë për këtë çështje”, ka thënë Krasniqi.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë statusin e veteranit si i angazhuar në Zyërn e UÇK-së në Prishtinë.
Sot ministri i Financave, Hekuran Muarati ka thënë se lista e veteranëve duhet të pastrohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button