Krasniqi i uron 111 vjetorin e Pavarsisë ambasadorit të ri të Shqipërisë në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, ambasadorit Malaj i shpreha urimet më të përzemërta për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë” ka shkruar Krasniqi, raporton rtv21.tv.

Ndërsa ka shtuar se Ambasadorit Malaj i ka ofruar bashkëpunim të plotë me PDK-në gjatë mandatit të tij, duke ritheksuar nevojën dhe rëndësinë për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë./21Media

Back to top button