Krasniqi: Institucionet kanë mbetur peng i LVV-së

Kryetari i PDK-së , Memli Krasniqi pas seancës së Kuvendit e cilësoi të tepërt edhe këtë dështim për konstituim të Kuvendit.
Ai ka thënë se institucionet kanë mbetur peng i LVV-së.
“Një qasje e cila vërtetë tashmë është bërë e tepërt edhe po e pengon ecjen tutje të vendit tonë, unë shpreh keqardhjen time dhe të PDK-së në situatën të cilën gjithë vendi gjithë qytetarët, të gjithë institucionet kanë mbetur peng i Lëvizjes Vetëvendosje e cila përkundër kërkesës propozimit dhe insistimit tonë që të ndërroj kandidaten e propozuar që nuk e ka votën për tu bërë kryetare ata nuk e kanë një gjë të tillë”. tha Memli Krasniqi.
I pari i PDK-së, tha se do të vazhdojë të insistojë për një qasje zhbllokuese.
“Ne i kemi dhënë propozimet tona jo vetëm për ndërrimin e kandidatit kemi propozu edhe shkuarjen para për qeverinë e partive të ish-opozitës dhe vjen mirë që edhe presidentja Osmani ka pranuar propozimin tonë si PDK për të thirrur një takim të gjitha partive politike. “, ka shtuar ai/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?