Krasniqi: Kemi bërë kontrolle të stokut farmaceutik çdo muaj

Buxheti i ndarë për barna sado që ka rritje këto dy vjetët e fundit, prapë nuk është i mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha nevojat.
Kështu ka deklaruar drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, në Argument Plus të RTV21.
Për keqpërdorimet në furnizimin me barna, Krasniqi ka thënë se në vitin 2021 kanë arritur të ndërtojnë sisteme më të mira monitoruese dhe kontrolluese të shpenzimit të barnave.
Po ashtu, ka treguar se kanë bërë çdo muaj kontrolle të stokut farmaceutik.
“Ky monitorim menjëherë na ka sjellë rezultate”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi në Argument Plus të RTV21, ka treguar se a janë të mjaftueshme 30 milionë euro për barnat e listës esenciale./21Media 

Back to top button