Krasniqi kërkon që barrikadat të hiqen pa asnjë vonesë: Po krijohet realitet i ri në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po kërkon që të hiqen siç ka thënë ai pa vonesë barrikadat në veri.
Sipas tij atje po krijohet një realitet i ri.
“Për kë bie këmbana? Në pjesën veriore të Kosovës po ndodhë pikërisht ajo që kemi paralajmëruar ditë më parë dhe, e cila, në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhë. Barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të Qeverisë. Vetëm pse Qeveria po heshtë dhe po e injoron si fakt, kjo nuk do të thotë se në pjesën veriore nuk po krijohet një realitet i ri. Për ata që kanë veshë për të dëgjuar, e sy për të parë, këmbana po bie. Fuqishëm. Zëshëm. “, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ai po ashtu i bëri thirrje Qeverisë që të plotësohen kushtet e policisë.
“Barrikadat duhet të hiqen pa asnjë vonesë. Duke qëndruar me Policinë e Kosovës, kërkojmë urgjentisht nga Qeveria plotësimin e kushteve të tyre, që ata të zbatojnë rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës. Koha është për rikthim të normalitetit dhe garantim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë pjesë të shtetit tonë.P ër atë çfarë mund të bëhet sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Kosova nuk e ka këtë komoditet. Sovraniteti i shtetit tonë po cënohet. E ardhmja jonë po rrezikohet. Kërkohet reagim i menjëhershëm. Hiqni ato barrikada të turpshme dhe dëshmojuni qytetarëve se jeni pranë tyre. Mos e braktisni Kosovën!”, shkroi ai./21Media

Back to top button