Krasniqi: Kosova ka nevojë për ndyshim

Gjatë fushatës në komunën e Malishevës

Nisma për Kosovën ka mbajtur tubimin e radhës në Malishevë. Para banorëve të kësaj ane kryetari i këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, tha se nuk ka kënaqësi më të madhe se kur njerëzit gjindet mes njezëve që e dojnë ndyshimin.

“Kosova ka nevojë për ndyshim. Ne nuk kemi ardhë për të kërkuar mbështetje për të kaluarën tonë, por për të sotshmën. Kosovës i duhet shteti i së drejtës dhe ligjorë e i zhvilluar”

Ndërkaq, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se jam këtu për t’iu thënë se Malisheva përfiton vetëm me projektin e Nismës për Kosovës, raporton rtv21.tv.

“Koha e diskrimineve ka përfunduar. Ne tani po japim një mundësi të re komunës së Malishevës dhe gjithë Kosovës. Të rinjët e Malishevës më nuk do të shypen. Detyra e jona është për t’i ofruar një prespektivë të rinjëve për punë dhe biznes”, tha Limaj./21Media

Back to top button