Limaj: Koha që të ndalet diskriminimi për Malishevën

Limaj: Malisheva fuqia që do t’i jap fitore projektit të Nisma

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas 11 qershorit të djemtë dhe vajzat e Malishevës nuk do të diskriminohen por do të kenë të drejtat si gjithë të tjerët.

Limaj ka thënë se prezenca e qytetarëve në këtë tubim edhe njëherë i tregon Kosovës se Malisheva edhe një herë është fuqia që do t’i jap fitore projektit të Nisma për Kosovën.

“Sot këtu të bashkuar i themi Po projektit të Nisma për Kosovën e për Malishevën. Jemi këtu për t’i thënë qytetarëve se Malisheva përfiton vetëm me projektin e Nisma për Kosovën. Koha për Malishevën ka ardhur, është koha që të ndalet diskriminimi për Malishevën. Ne tani po i japim një mundësi të re për Malisheves. Pas 11 qershorit të djemtë dhe vajzat e Malishevës nuk do të diskriminohen por do të kenë të drejtat si gjithë të tjerët. Unë ju ftoj edhe këto ditë që kanë mbetur t’ia japim djemve dhe vajzave të Malishevës perspektiven që e meritojnë”, tha ai./21Media

Back to top button