Nishani: Vlerat e civilizimit do të triumfojnë mbi veprimet çnjerëzore

Nishani dënoi sulmet në Londër

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, shpreh keqardhjen e thellë dhe solidaritetin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për viktimat dhe të plagosurit nga akti terrorist i mbrëmshëm në Londër që u mori jetën shtatë personave dhe duke plagosur rreth 50 të tjerë.

Presidenti Nishani dënon aktet barbare dhe të pashpirt të terroristëve dhe ekstremistëve, duke shprehur njëkohësisht besimin se vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe civilizimit do të triumfojnë gjithmonë mbi veprime të tilla çnjerëzore.

Back to top button