Krasniqi: Me marrëveshjen e Washingtonit legalizohet interesi i Serbisë për Kosovën

 

Marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington po konsiderohet si një legalizim i interesit të Serbisë për resurset dhe vetë Kosovën.

Profesioni universitar, Milazim Krasniqi për kp thotë se marrëveshja e sotme në mes pakës kosovare dhe asaj serbe e nënshkruar me praninë e presidentit amerikan, Donald Trump paraqet një zhvillim pozitiv dhe një lloj impulsi për procesin e Brukselit.

Krasniqi tha se Kosova nga kjo marrëveshja ka përfituar edhe disa projekte infrastrukturore dhe ekonomike që mund ta lehtësojnë gjendjen ekonomike në vend.

Lidhur me pikën ku përmendet Liqeni i Ujmanit ku parashihet që të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A.-së dhe me entitet e qeverisë, në fizibilitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë, Krasniqi tha se Serbisë përmes kësaj pike është futur si hisedar edhe në resurset e Liqenit të Ujmanit.

Ndër 16 pika e kësaj marrëveshje që u kosnideruar si historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë ishte edhe pranimi I Kosovës për minischengenin ballkanik. E për këtë njohësi politik, Milazim Krasniqi thotë se Kosova në këtë aspekt ka bërë lëshime problematike.

Krasniqi po ashtu tha se marrëveshja e sotme në Uashington lënë të shihet se a do lëvizet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative, por pa njohje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me dakordimin për një moratiorium një vjeçar duke kërkuar anëtarësim të ri në Organizatat Ndërkombëtare nga ana e Kosovës, profesori universitar, Milazim Krasniqi thotë se Kosova në këtë aspekt është në pozitë të vështirë dhe më shumë është pranuar vetëm një këshill nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspektin e aplikimit për anëtarësim.

Krasniqi tha se fituesit e kësaj marrëveshje do të varen nga aspekti i zbatimit të kësaj marrëveshje nga të dyja vendet. /kp

Back to top button