VV-ja paralajmëron kundërshtimin e marrëveshjes në Kuvend

 

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, VV ka thënë se kjo marrëveshje duhet të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës, përndryshe do të çojë drejt lëshimeve të tjera, edhe më të rrezikshme. “Marrëveshja afron Serbinë brenda në Kosovë, ndërkohë që njohja prej Serbisë nuk po afrohet”.

Tutje VV-ja ka shkruar se “ajo çfarë u quajt sot normalizim ekonomik, më shumë ngjan si një ekonomizim i dështimit të shkëmbimit territorial. Mbi të gjitha, qeveria koti edhe një herë gënjeu, sepse njohja reciproke nuk u arrit, ndërkohë që çështjet e brendshme të Kosovës edhe një herë u trajtuan me Serbinë, gjë e cila është e papranueshme”.

Gjatë këtij postimi VV-ja ka komentuar disa nga pikat e marrëveshjes, duke e theksuar se kërkim falja për krimet e kryera dhe dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë nuk përmendet askund. /21Media 

 

Back to top button