Krasniqi: Me sy e me zemër në Hagë, Kosova nuk i harron bijtë e saj

Rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjitha bota janë mbledhur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale për të protestuar në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se “me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi”.
Ai ka shkruar në Facebook se për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri, Kosova nuk i harron bijtë e saj.
“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar Krasniqi.
Kjo protestë vjen një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?