Krasniqi në konakun e babait të Hashim Thaçit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkuar sot në Burojë, për të takuar babain e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-liderit të partisë, Hashim Thaçi.
Në rrjetet sociale Krasniqi ka publikuar fotografi teksa ka shkruar se ka rikujtuar me të emocionet e shpalljes së Pavarësisë në 2008-ën.
““Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?