​Krasniqi në takim me Davenport: Kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Bashkë kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës.
“Sot, në takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, duke diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës, shpreha shqetësimin për potencialin e përshkallëzimit të situatës atje. Është vendimtare që institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes atje të jenë në nivel të detyrës. Ne kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillim të lirë të jetës atje për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, Krasniqi bëri të ditur se u bisedua edhe për procesin e reformës zgjedhore në Kuvendin e Kosovës.
“Me ambasadorin Davenport diskutuam edhe për procesin e reformës zgjedhore në Kuvendin e Kosovës. Duke i uruar festat e fundvitit, ambasadorin Davenport e falënderova për konstruktivitetin dhe kontributin e tij për shtetin dhe shoqërinë tonë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button