​Musliu: Po dridhen Beogradi dhe barrikadat

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës, ka thënë se është çështje orësh heqja e tyre.
Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas infiltrimit rus në barrikadat e kriminelëve në veri, po e ndjej se Beogradi po dridhet”.
“Po dridhen Beogradi dhe barrikadat. Pas infiltrimit rus në barrikadat e kriminelëve në veri, po e ndjej se Beogradi po dridhet. Barrikadat po dridhen! S’besoj se do të jenë aty edhe shumë kohë – çështje orësh!? Ndoshta?!”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq ka bërë të ditur se sonte presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ketë një takim me serbët e Kosovës për të biseduar lidhur me largimin e barrikadave.
Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se Vuçiq ka kërkuar heqjen e barrikadave dhe se lidhur me këtë çështje do të mbajë një takim me serbët e Kosovës, pas së cilës do të dilet me vendimin sa i përket çështjes së barrikadave./21Media

Back to top button