Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi sfidon Kurtin: Me cilin projekt po mbahesh mend?

(Lajm i përditësuar)

Krasniqi sfidon Kurtin: Me cilin projekt po mbahesh mend?

Dardan Krasniqi nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke ngritur pyetje se me cilat projekte do të mbahet mend kryeministri aktual.

Krasniqi tha se në të kaluarën kishte kritikuar edhe ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për punën e tij, ndërsa sot të njëjtën pyetje ia drejton kryeministrit Kurti.

“Unë kam qenë kritiku më i madh, i kam thënë Shpend Ahmetit: me cilin projekt do të mbahesh mend? Ai tash po mbahet mend për projektin e korrupsionit. Sot po i them Albin Kurtit: për cilin projekt po mbahesh mend?”, deklaroi Krasniqi.

Ai më tej tha se shoqëria ka nevojë për një reflektim dhe ndryshim të qasjes politike.

“Duhet me u ngjallë si shoqëri”, ka shtuar Krasniqi.


“Nuk mund ta gjej një fëmijë dëshmori me kerr 10 mijë euro”, Krasniqi 

 Krasniqi: Nuk na mjafton që Dimal Basha të na bëhet model 

Dardan Krasniqi i AAK-së në ”Click” të RTV ka kritikuar trajtimin e kategorive të dala nga lufta dhe mënyrën e funksionimit të skenës politike në vend, duke thënë se ka padrejtësi ndaj familjeve të dëshmorëve dhe qytetarëve që kanë kontribuar për Kosovën.

Krasniqi tha se, sipas tij, ekziston një dallim i madh mes gjendjes së disa komandantëve të UÇK-së dhe fëmijëve të dëshmorëve.

“Edhe sot unë t’i gjej 100 komandantë të UÇK-së që vozisin kerre nga 100 mijë euro dhe nuk mund ta gjej një fëmijë dëshmori që vozit kerr 10 mijë euro. Ky është dëm, sepse jam qytetar i këtij vendi”, deklaroi Krasniqi.

Ai kritikoi gjithashtu disa figura politike, duke përmendur deputetin Dimal Basha dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila, për të cilët tha se nuk duhet të shërbejnë si modele politike në vend.

“Kjo nuk na mjafton me duru që Dimal Bashën me na bërë model, Mimoza Kusarin me dalë me na mbajtë ters politikën. Më vjen keq që dikush i merr 60 mijë vota e një njeri që nuk i ka marrë kurrë asgjë këtij vendi të fyhet e shahet. Kurti diplomacinë e ka vendosur për tokë”, tha Krasniqi.


Krasniqi: Kurti paguan njerëz nga buxheti për ta lartësuar figurën e tij dhe sistemin e Titos

“Herë nxënës i Adem Jasharit, herë i filozofisë së Ukshin Hotit”, Krasniqi për Kurtin

Dardan Krasniqi i AAK-së në ”Click” të RTV21 ka kritikuar deklaratat dhe qasjet që, sipas tij, kanë të bëjnë me figurën e Josip Broz Titos, duke thënë se nuk është problem bindja që njerëzit kanë pasur në të kaluarën, por përpjekjet për ta rikthyer apo lartësuar atë figurë në ditët e sotme.

“Pse vjen puna me e thënë këtë? Pse vjen puna me kuptu qartë se sa ka qenë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në këtë vend,, titistëve nuk është kurgjo  çështja pse njerëzit e kanë pasur bindjen e Titos. Për mua ka të keqe kur njerëzit dalin në studio që Albin Kurti herë thotë jam i filozofisë së Ukshin Hotit, herë thotë nxënës i Adem Jasharit, herë thotë jam dhënësi i UÇK-së, e mbrapa vetes ka njerëz që marrin para nga buxheti i këtij vendi për ta lartësuar jetën, figurën dhe sistemin e Titos. Për besë, sot degjenrim më të madh nuk ka në këtë vend”, deklaroi Krasniqi.


Krasniqi: Ku është dallimi mes nënës time dhe nënës së Albanit

Dardan Krasniqi nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, duke e akuzuar për, siç tha ai, cenim të vlerave të luftës dhe trajtim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve.

“Nëse një nënë me kancer thotë se nuk kam para me marrë barin, sot fyhet. Një çlirimtar fyhet. Ku është dallimi mes nënës time dhe nënës së Albanit, ku është dallimi? Albani ka qenë në luftën e UÇK-së, rrugëtimi im në luftë ka qenë më i madh. Unë jam fyer me fëmijë Kjo gjuhë nuk po vjen prej partive opozitare, gjuha anti-UÇK, gjuha anti-vlera vjen pikërisht nga kjo qeveri”, deklaroi Krasniqi.


“Kur je me Kurtin je i mirë, kur s’je me të je tradhtar”, Krasniqi me akuza të forta

Krasniqi: Nga Kosova te Maqedonia e Veriut e Shqipëria, Kurti po sjell përçarje

Dardan Krasniqi, nga AAK-ja në ”CLick” të RTV21 ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë  Albin Kurti, duke e cilësuar atë si politikani më i dëmshëm i pluralizmit politik shqiptar, jo vetëm në Kosovë, por edhe në hapësirën shqiptare.

Krasniqi tha se këtë vlerësim e mbështet në zhvillimet politike në rajon, duke përmendur marrëdhëniet e Kurtit me faktorët politikë shqiptarë në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Shqipëri.

“Do të isha personi i fundit që do të doja ta thosha këtë për Albin Kurtin, por kur kam thënë se Albin Kurti është politikani më i dëmshëm i pluralizmit politik, jo veç në Kosovë, por gjithandej ku ka shqiptarë, e dëshmoj me shumë argumente. Kur Kurti ka ardhur në pushtet, shqiptarët në Mal të Zi kishin për herë të parë një kryeministër shqiptar. Edhe Maqedonia e Veriut kishte një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin, i cili Kurtin nuk e uroi ne atë kohë. Me atë se çka ka bërë në Luginë dhe me politikën e tij në Maqedoninë e Veriut, përmes VLEN-it dhe deputetëve të tij, çdo ditë po dëmtohet politika shqiptare. Përveç kësaj, ata Tetovën e kanë bërë sllave, Shkupin e kanë bërë Titograd dhe Kërçovën ia kanë falur ekstremistëve maqedonas. Duke parë se çka i kanë bërë Kosovës, tash po shkojnë me e lëndu edhe politikën në Shqipëri”, deklaroi Krasniqi.

Ai vazhdoi kritikat duke thënë se, sipas tij, Kurti ka krijuar një klimë përçarëse në shoqëri dhe nuk respekton figura e vlera kombëtare.

“Fyhet UÇK-ja. Fyhet Rifat Jashari. Fyhet dasma, fyhet morti. Për Kurtin nuk ka rëndësi kush je ti. A je Dardani që nuk i ke bërë asnjë dëm këtij vendi, që ke ndërtuar jetën me sakrificë. Në momentin që nuk je me Kurtin, je tradhtar i këtij vendi. Kur je me Kurtin je njeriu më i mirë. Nuk ka se si të mos ketë përçarje, përderisa ka ndarë vëllanë në Kopenhagë me motrën në Prishtinë, motrën në Berlin me vëllanë në Pejë, djalin në Bazel me nënën në Malishevë. Këtë politikë e kanë bërë vetëm ata që e kanë mbiemrin me ‘viq’ në fund, që janë munduar me na përça me kisha e me xhami dhe nuk kanë arritur. Sot pluralizmi është këtu, është në vlerat e luftës, në kulturë, në art, në politikë. Një kryeministër që u thotë çlirimtarëve zullumqarë, sot kujton veprën dhe jetën e Tahir Sinanit”, u shpreh Krasniqi.

“Nuk besoj se Kurtit i intereson jeta e qytetarëve”, Krasniqi

Krasniqi: Rrëzimi i Qeverisë Kurti është akt patriotik

Dardan Krasniqi nga AAK-ja ka deklaruar se rrëzimi i Qeverisë Kurti është jo vetëm legjitim, por edhe një akt patriotik, duke e akuzuar ekzekutivin për mungesë të rezultateve zhvillimore dhe për thellim të përçarjeve në shoqëri.

Krasniqi tha se gjatë mandatit të saj, qeveria nuk do të mbahet mend për projekte zhvillimore, por për, siç u shpreh ai, krijimin e ndasive mes qytetarëve.

“Për mua, veç që është legjitime, është edhe akt patriotik me e rrëzu këtë qeveri për shumë arsye. Çfarë ka bërë kjo qeveri gjatë qeverisjes është se ka arritur me i aktru turmat. Nuk do të mbahet mend për projekte të tjera zhvillimore. Unë personalisht nuk besoj se Kurtit do t’i interesonte jeta dhe mirëqenia e qytetarëve”, deklaroi Krasniqi.


Krasniqi: Nepotizmi është modeli i kësaj qeverie

Dardan Krasniqi nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit, duke e akuzuar për nepotizëm dhe për tendenca që, sipas tij, cenojnë rendin kushtetues të vendit.

Ndër tjera, Krasniqi tha se nepotizmi është modeli i kësaj qeverie, ndërsa ngriti akuza edhe ndaj kryeministrit në detyrë Kurti për qasjen e tij ndaj institucioneve kushtetuese.

“Nepotizmi është model i kësaj qeverie. Kurti pse ka ardhë me shkatërru këtë vend dhe pse po don me lëndu aq shumë frymën kushtetuese në këtë vend dhe po don me shkatërru Gjykatën Kushtetuese? Kurti e ka misionin e tij që në ëndrrat e tij është me kriju një republikë të tretë”, deklaroi Krasniqi.


Dardan Krasniqi: Albin Kurti mbetet politikani më i dëmshëm për Kosovën

Dardan Krasniqi nga AAK-ja në ”Click” të RTV21, ka deklaruar se ekzistojnë dallime të thella mes qëndrimeve të Albin Kurti dhe atyre të Aleancës, duke e cilësuar Kurtin si politikani më i dëmshëm për vendin.

Krasniqi tha se, sipas vlerësimit të tij dhe të Aleancës, Kurti vazhdon të mbetet figura politike që i ka shkaktuar më së shumti dëm Kosovës.

“Është një dallim i madh mes asaj se çka mendon Kurti dhe Aleanca. Edhe për mua, edhe për Aleancën, Kurti vazhdon të jetë politikani më i dëmshëm i këtij vendi”, deklaroi Krasniqi./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button