Krasniqi para takimeve zyrtare në SHBA bën homazhe tek varrezat e Arlingtonit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, para fillimit të takimeve zyrtare në SHBA sot ka bërë homazhe në varrezat nacionale të Arlingtonit, për të nderuar ushtarët amerikanë, të cilët ndër shekuj ranë për liri dhe demokraci.
“Siç e mëson çdo brez, liria nuk është falas. Këtë e dijnë amerikanët, por e dijmë mirë edhe ne shqiptarët. Gjithçka që kemi sot është falë sakrificës sublime të heronjve tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka falënderuar të gjithë ushtarët amerikanë, të cilët ndër vite, por edhe sot, vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë.
“Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë. Lavdi!”, ka shkruar Kasniqi./21Media

Back to top button