Krasniqi për Jackson: Roli i tij në ruajtjen e paqes një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë tha se roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik.
Krasniqi shprehu ngushëllime për familjarët dhe gjithë ata që e njohën.
“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, shkroi Krasniqi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?