Krasniqi: Qeveria në detyrë nuk kontrollohet nga asnjë mekanizëm shtetëror

Profesori Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21, ka komnetuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se qeveria në detyrë ka veprime shumë të kufizuara dhe nuk kontrollohet nga asnjë mekanizëm shtetëror.
Ai paralajmëroi se kjo situatë rrezikon të çojë në një bllokadë të mëtejshme dhe kërkoi përgjegjësi ligjore për çdo shkelje të funksionarëve politikë.
“Sot kemi një qeveri që nuk kontrollohet nga asnjë mekanizëm shtetëror, dhe është mirë që secila parti të ndikojë në konsitutimin e vendit, që t’i hapet rruga edhe forcimit të qeverisë. Diçka duhet të ndodhë në këtë drejtim. Ky është një paralajmërim që do të kemi bllokadë. Çdo person që ushtron funksion politik dhe me qëllim apo pa qëllim kryen një shkelje, duhet të japë përgjegjësi; për ta duhet të veprojë prokuroria”, tha Krasniqi.