Krasniqi: Siguruam mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit në veri.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “X” ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka siguruar infrastrukturën dhe mundësinë që qyetarët ta shprehin vullnetin e tyre demokratik.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që të mos bëhet një gjë e tillë”, ka shkruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button