Krasniqi takohet me Escobar, tregon se për çfarë diskutuan

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” ka treguar se me Escobarin diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.
“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke. Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button