Krasniqi takoi Tërnavën: Gjatë Ramazanit të ftojmë për më shumë dashuri, paqe e vepra të mira

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, sot ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku takoi Myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, për t’ua uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Krasniqi ka thënë se gjatë këtij muaji është tejet e rëndësishme që të gjithë të ftojnë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira.

“Duke uruar agjërim të lehtë e të pranuar, u pajtuam se është tejet e rëndësishme që, veçanërisht gjatë këtij muaji, të gjithë të ftojmë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tutje ka thënë se me Myftiun Tërnava diskutuan edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për shoqërinë tonë.

“Myftiun e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare dhe për shembullin e humanizmit dhe ndihmës konstante për nevojtarët. Agjërim të lehtë të gjithë agjëruesve!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button