Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi takon të dërguarin special të Erdoganit për Ballkanin Perëndimor

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi ka njoftuar se është takuar sot me . Sabri Demiri, Kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Krasniqi tha se më të diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

“Ndër tjera, z. Demiri e urova për fitoren e Presidentit Erdoğan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri.Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë.”, shkroi Krasniqi në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button